8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedoni / Bastoret, kazinot dhe firmat e mëdha kanë marrë kulaçin më...

Maqedoni / Bastoret, kazinot dhe firmat e mëdha kanë marrë kulaçin më të madh të parave të shtetit për rrogat

Bastore, kazino dhe kompani të njohura kanë përfituar mijëra euro nga buxheti i shtetit për pagesën e rrogave, në kuadër të masave për mbështetjen e bizneseve në këtë situatë të pandemisë.

Kompania e basteve “Sport life” ka marrë mbi 183 mijë euro, Delta Bet mbi 132 mijë euro, kazinotë “Senator” kanë përfituar 131 mijë euro, ndërsa në hotelin dhe kazinon “Princes hotel” në Gjevgjeli kanë shkuar 120 mijë euro, përcjell INA duke u thirrur në informacionet e TV Telma.

Nga këto masa ka përfituar edhe spitali “Axhibadem Sistina” e Orce Kamçev, edhe ate 142 mijë euro.
Kompania “Brako” nga Velesi, e ku pjesë e së cilës është ish/zvkryeministri Koço Angjushev ka marrë 106 mijë euro. Kombinati bujqësor “Pellagonija” ka përfituar 100 mijë euro si dhe shumë kompani tjera.

Shuma të mëdha të parave kanë shkuar tek kompanitë investitore të huaja si “Krombert dhe Shubert” nga Manastiri, e cila ka marrë 1,2 milionë euro.

Nga kjo masë qeveritare kanë përfituar mbi 21 kompani dhe se janë shpërndarë 28 milionë euro për 126 mijë punëtorë. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments