Mbrëmë gazetarja e Klan Maqedoni, Xhumadije Ibrahimi ka shprehur indinjatën e saj lidhur me refuzimin që Aleanca për Shqiptarët i ka bërë ftesës së saj për një emision ekonomik ku gazetarja ka kërkuar që nga ASH të propozohet një ekonomist për të debatuar lidhur me situatën. Përgjigja nga ASH ka qenë se nuk kemi kuadër për të deleguar në këtë temë, kjo ka shtyrë gazetaren që tu drejtohet se nuk mbahet partia me dy njerëz. Kujtojmë që vetëm nga dega e Tetovës ka një numër ekonomistësh të dëshmuar duke filluar nga Adnan Neziri i cili njëherësh është edhe pasuesi i Ziadin Selës në listën për deputet dhe ish kandidat për kryetarë komun e, Arif Musa ekonomist, Ilire Dauti ekonomiste dhe kandidate, Elmi Haziri nënkryetar partie dhe njëherësh profesor në UEJL. Duke parë këtë listë të anëtarëve profesionit lind pyetja kush i nënçmon në ASH kuadrot si dhe kush e dhunon dhe e cenzuron ASH-në. Më poshtë statutin e gazetares Ibrahimi.