7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) KATARI I DHURON MAQEDONISË SË VERIUT 8.5 TONË PAJISJE MJEKËSORE

(VIDEO) KATARI I DHURON MAQEDONISË SË VERIUT 8.5 TONË PAJISJE MJEKËSORE

Maqedonia e Veriut sot pranoi 8,5 tonë ndihmë mjekësore të cilën e ka dërguar shteti i Katarit në kuadër të luftës kundër koronavirusit. Ushtruesi i detyrës ambasador i Katarit në Shkup, Hamad Jasim Almahud tha se ky donacion mjeksorë ka për qëllim mbrojtjen e personelit mjekësor në sistemin shëndetësor të Maqedonisë së Veriut. Ai nënvizoi se me këtë ndihmë vërtetohet miqësia mes të dyja vendeve.

HAMAD JASIM ALMAHMUD, U.D. AMBASADOR I KATARIT

“Për mua paraqet kënaqësi fakti që e dorëzoj donacionin shndetësor të shtetit të Katarit e dërguar nën direktivat e madhërisë së tij emiri i shtetit të Katarit, Shejh Tamim bin Hamad Al Thani, për mbështetje të Maqedonisë së Veriut , shtetit miqësor, në kohën e krizës botërore. Donacioni mjeksor i cili përbëhet prej 8.5 tonë pajisje mbrojtëse mjekësore me qëllim mbrojtjen e personelit mjekësor në sistemin shëndetësor të Maqedonisë së Veriut, që të përballet me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi. Me këtë ndihmë e vërtetojmë miqësinë mes shtetit të Katarit dhe Maqedonisë së Veriut”

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, tha se ky donacion është një reflektim i marrëdhënieve të mira bilaterale, që manifestohet në këtë periudhë që siç tha ai,  është treguar solidariteti mes shteteve mike.

BUJAR OSMANI, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
“Së bashku me ambasadorin e katarit Mahmud, pranojmë sasi më të madhe të donacioneve e cila do të dedikohet për isntitucionet shëndetësore në vend. Bëhet fjalë për pajisje mjeksore të targetuara mirë, maska kirurgjikale, por edhe maska që përdoret nga ana e mjekëve në repartet intensive. Të gjitha këto janë në sasi që i kënaqin nevojat shëndetësore, jo vetëm për këtë periudhë por edhe për periudhë më të gjatë. 500 mijë maska kirurgjiale, rreth 80 mijë maska të tjera. Mendoj se siç thashë do t’i plotësojnë nevojat shëndetësore në këtë periudhë.”

Katari paraprakisht ndihmë emergjente mjekësore i ka dërguar edhe Shqipërisë, Kongos dhe Angolës. Ndërsa më parë kishte dërguar ndihma në shumë vende përfshirë Palestinën, Tunizinë, Libanin, Algjerinë, Iranin, Kinën, Italinë, Nepalin dhe Ruandën.  /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments