Të gjithë që kanë blerë avio-bileta mund të zgjedhin një nga opsionet për ti kthyer paratë – 120% në llogarinë e Wizz Air apo 100% nga llogaria e transaksionit, shkruan 360 gradë.
Kompania Wizz Air sot bëri të ditur se do të vazhdoje suspendimin e të gjithë fluturimeve deri apo nga Maqedonia e Veriut deri më 30 maj.
“Udhëtarët të cilët kanë rezervuar bileta, të cilët preken nga këto fluturime të suspenduara kurse rezervimet i kanë bë drejtpërdrejt në wizair.com apo në aplikacionin e avio-kompanisë nga telefoni celular, do të jeni automatikisht të njoftuar për këtë përmes e mailit.
Pas kësaj 120% të shumës do të ju vendoset automatikisht në llogarinë e Wizz Air, kurse këto mjete do të mund ti shfrytëzojnë në 24 muajt e radhës për të blerë të gjitha shërbimet që kompania i ofron” – thuhet në kumtesë.
Gjithashtu mund edhe të zgjidhet opsioni për ti kthyer paratë, për të cilën do të duhet më shumë kohë që të realizohet kurse shuma e cila do t’ju kthehet do të jetë 100%. Për këtë, udhëtarët gjithashtu do të njoftohen përmes e-mailit. Udhëtarët të cilët rezervimet i kanë kryer përmes agjensioneve turistike, përfshirë këtu edhe agjensionet që funksionojnë online, duhet të kontaktojnë kompaninë përmes së cilës i kanë blerë biletat e tyre.