Kallëzimet penale nga Njësia për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup dëshmojnë për korrupsionin institucional, që fatkeqësisht rasti me Postën e Çairit nuk është i vetmi!
Dënojmë veprat penale që bëhen në postën e Çairit nga ana e punonjësve në dëm të qytetarëve të po kësaj komune!
Kërkojmë përgjegjësi për të gjithë zinxhirin korruptiv i cili bëhet pikërisht para zgjedhjeve që mendohet të mbahen në muajt në vijim që kanë për qëllim blerjen e votave.
Për shkak të paaftësisë, neglizhencës dhe mos udhëheqjes së drejtë kërkojmë dorëheqjen e drejtorit të kësaj poste, Ejup Rustemi i cili është kuadër i BDI-së.
Kujtojmë se, vepra të tilla në postën e Çairit nuk kanë ndodhur asnjëherë deri sa me atë filial ka udhëhequr nënkryetarja e Aleancës për Shqiptarët, Bujare Abazi e cila nuk ka lejuar asnjë keqpërdorim, madje edhe ka larguar nga puna persona të cilët kanë tentuar të keqpërdorin detyrën zyrtare. Kjo dëshmon për figurat e pastra të partisë tonë.
Aleanca për Shqiptarët – Dega Çair
16 maj 2020