“Asnjë makinë e re nuk do të blihet nga anëtarët e ekzekutivit dhe bartësit e zyrave publike në qeverinë namibiane”, tha Hengari
Abuja
Qeveria e Namibisë ka njoftuar një ndalim 5-vjeçar të blerjes së makinave të reja për politikanë të lartë dhe zyrtarë qeveritarë, me qëllim për të ndihmuar ata të financojnë luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale raportuan se zëdhënësi i Presidencës, Alfredo Hengari ka deklaruar se presidenti i vendit ka urdhëruar që flota e makinave të qeverisë së vendit të mos ndryshohet për periudhën 2020-2025.
“Asnjë makinë e re nuk do të blihet nga anëtarët e ekzekutivit dhe bartësit e zyrave publike në qeverinë namibiane”, tha Hengari.
Namibia ka raportuar 16 raste me koronavirus, pa asnjë vdekje dhe 12 të shëruar.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OKB) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.
Sipas shifrave nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA, numri i të infektuarve me COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 4.44 milionë, me pothuajse 302 mijë të vdekur dhe mbi 1.58 milionë të shërua