Krzetari i shtetit Stevo Pendarovski, pas seancës së sotme me Këshillin e sigurisë vendosi që të shpall edhe 14 ditë gjendje të jashtëzakonshme dhe jo 30 ditë siç kërkoi më herët Qeveria e vendit.
Gjendjen e dytë e jashtëzakonshme të cilën e shpalli presidenti Stevo Pendarovski më 16 prill skadon nesër. Gjendje e jashtëzakonshme për shkak të virusit korona, fillimisht ishte shpallur më 18 mars, pas çka ishte sjellë edhe një vendim për 30 ditë të reja.