7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaOKB paralajmëron për krizë globale të shëndetit mendor si shkak i pandemisë

OKB paralajmëron për krizë globale të shëndetit mendor si shkak i pandemisë

Bota është afër një krize të sëmundjes mendore, pasi miliona njerëz në të gjithë botën janë të rrethuar nga vdekjet dhe sëmundja e cila i detyron ata të izolohen. Krahas kësaj, varfëria dhe ankthi nga pandemia e Covid-19 janë vlerësuar si faktorë të tjerë, thanë të enjten ekspertët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të enjten.

“Izolimi, frika, pasiguria, trazirat ekonomike – të gjitha këto shkaktojnë ose mund të shkaktojnë shqetësime psikologjike”, tha Devora Kestel, drejtore e departamentit të shëndetit mendor të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Gjatë paraqitjes së një raporti për OKB-në dhe udhëzimeve të politikave për COVID-19 bashkë me shëndetin mendor, Kestel tha se bota është në pritje të ashpërsisë të sëmundjeve mendore dhe qeveritë duhet të jetë prioritet i tyre.

“Shëndeti mendor dhe mirëqenia e shoqërive të tëra janë ndikuar rëndë nga kjo krizë dhe janë tema për t’u adresuar urgjentisht”, u tha ajo gazetarëve në një konferencë.

Raporti konsideroi disa rajone dhe seksione të shoqërive si të prekshme nga shqetësimet mendore – përfshirë fëmijët dhe adoleshentët e izoluar nga miqtë dhe shkolla, punonjësit e kujdesit shëndetësor që po kontrollojnë mijëra pacientë të infektuar me koronavirus dhe po dëshmojnë dhjetëra vdekje çdo ditë.

Studimet dhe sondazhet e reja po tregojnë tashmë ndikimin e COVID-19 në shëndetin mendor në nivel global. Psikologët thonë se fëmijët janë në ankth dhe rritjet e rasteve të depresionit dhe ankthit janë regjistruar në disa vende.

Dhuna në familje po rritet, dhe punonjësit e shëndetësisë po raportojnë një nevojë të shtuar për mbështetje psikologjike. /Lajmi.net/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments