Turqia sapo ka arritur një sukses të vogël në luftën kundër pandemisë. Ankaraja do sa më shpejt të hapë sezonin turistik.
Me vendosjen e standardeve të larta të sigurisë synohet të joshen turistët, thote DW. Dega e turizmit dhe udhëtimeve është një ndër më fitimprurëset në Turqi. Ky vend është destinacioni më i preferuar turistik për miliona pushues të huaj.
Por pandemia e koronavirusite ka paralizuar tani këtë sektor. Qe pas ndalimit të fluturimeve në mars dega e turizmit në Turqi ka pasur humbje të mëdha sipas Entit turk të statistikave (TÜIK). Krahasuar me një vit më parë rënia në prenotimet e hoteleve ka qenë me 55,2 përqind. Ndërkohë që dega e turizmit është për Ankaranë burimi më i rëndësishëm i të ardhurave – pikërisht tani edhe në sfondin e krizës ekonomike që nga vera e vitit 2018. Për këtë arsye qeveria turke e ka tani me ngut: Ankara do që sa më shpejt të jetë e mundur të shfuqizojë kufizimet për udhëtime, në mënyrë që sezoni turisitik 2020 të nisë me përpikmëri për të pritur turistët në plazhet turke. Duke filluar nga mesi i qershorit do të lejohen fluturimet ndërkombëtare.
Ministria e Turizimit e argumenton planin e hapjes me faktin, se Turqia e ka nën kontroll krizën. Në luftë kundër virusit Turqia, sipas të dhënave të veta, ka pasur sukses: Spitalet ia kanë dalë që ta përballojnë dyndjen e pacientëve, infeksionet e reja janë në rënie që nga fillimi i muajit maj dhe kuota e vdekjeve nga virusi është relativisht e ulët krahasuar në nivel ndërkombëtar.