2.3 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaKoronavirusi, sekretarja e nënpresidentit ‘ndan’ Donald Trump nga Mike Pence

Koronavirusi, sekretarja e nënpresidentit ‘ndan’ Donald Trump nga Mike Pence

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence është distancuar nga Presidenti Trump si masë sigurie, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

“Nënpresidenti ka bërë zgjedhjen që të distancohet për disa ditë,” pasi sekretarja e tij për shtypin, Katie Miller u diagnostikua me koronavirus të premten, pohoi të martën për gazetarët Kayleigh McEnany, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Nënpresidenti Pence mungonte të hënën në konferencën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, ku mori pjesë si zakonisht Presidenti Trump. Presidenti e shfrytëzoi konferencën e së hënës për të promovuar përpjekjet e administratës për testimin e popullatës për koronavirus.

Gjatë konferencës së të martës, zëdhënësja McEnany pohoi për gazetarët se brenda kësaj jave numri i amerikanëve që kanë bërë analizën e koronavirusit do të arrijë në 10 milionë vetë. Ajo shtoi se SHBA kanë arritur ritme më të mira se Koreja e Jugut për testimet.

Nga numri i viktimave, 29 shtete amerikane kanë konfirmuar numra më të lartë se Koreja e Jugut. Koreja e Jugut ka 52 milionë banorë dhe ka regjistruar më pak se 300 vdekje.

Shtetet e Bashkuara me 328 milionë banorë kanë mbi 81 mijë viktima – numri më i lartë të vdekurve nga çdo vend tjetër në botë./VOA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments