8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeXhamia e Pashës i hapi dyert për besimtarët në Tetovë

Xhamia e Pashës i hapi dyert për besimtarët në Tetovë

Në objektin më të famshëm fetarë mysliman në Tetovë, Xhamia e Pashës (Xhamia e Larme), besimtarët që erdhën në dyert e xhamisë hasën në udhëzime të cekura të shkruara për sjellje për shkak të pandemisë, ndërsa kishte pajisje për dezinfektim të duarve dhe maska mbrojtëse për fytyrën.

Në hapësirën për lutje brenda xhamisë, detyrimet janë që të mbajnë distancë, si dhe të përmbahen nga përshëndetja me duar pas lutjes – namazit. 

“Detyrimet që u janë imponuar besimtarëve janë që të vijnë nga shtëpia me sexhaden e tyre (qilim i vogël për gjunjëzimin në lutjet – namaz), si dhe të marrin abdes në shtëpi (larja e duarve, fytyrës dhe këmbëve), të marrin Kuranin e tyre dhe maskën mbrojtëse për fytyrë”, theksoi Mensur Miftari, kryetar i Këshillit të Xhamisë së Larme.

Në hapësirën për lutje brenda xhamisë, detyrimet janë që të mbajnë distancë, si dhe të përmbahen nga përshëndetja me duar pas lutjes – namazit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments