7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAkademia Bullgare: Në Maqedoninë e Veriut nuk ka gjuhë maqedonase, bullgarishtja është...

Akademia Bullgare: Në Maqedoninë e Veriut nuk ka gjuhë maqedonase, bullgarishtja është zyrtare!

Në një libër të publikuar nga gjuhëtarë dhe historianë, në mesin e të cilëve edhe anëtarë të Akademisë Bullgare të Shkencave (BAN) thuhet se në Maqedoni nuk ka gjuhë Maqedonase. “Në Maqedoninë e Veriut flitet dialekt bullgar maqedono-verior”, thuhet mes tjerash në këtë dokument.
Dr. Ana Koçeva, nga Instituti për gjuhë bullgare, thotë se ky qëndrim nuk do të thotë se Bullgaria ka pretendime territoriale ndaj Maqedonisë së Veriut.
“Gjuha gjermane flitet edhe në Gjermani, edhen Austri edhe në Zvicër. Dallimi është se aty flitet gjermanishtja e Austrisë, ose gjermanishtja e Zvicrës”, ka deklaruar Koçeva duke u munduar të argumentojë qëndrimin e saj.
Çështja e gjuhës maqedonase është problematizuar mes dy vendeve, kurse paralelisht është paraqitur frika se ajo mund të bëhet pengesë për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, njëjtë siç ishte deri tani kontesti rreth emrit me Greqinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments