9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmePas 5 viteve, banorë të Lagjes së Trimave në Kumanovë thonë se...

Pas 5 viteve, banorë të Lagjes së Trimave në Kumanovë thonë se nuk u janë paguar dëmshpërblimet (video)

Pesë vite nga konflikti i armatosur në Lagjen e Trimave dhe një pjesë e banorëve akoma nuk kanë marrë dëmshpërblimet në vlerë prej 100.000 denarëve që u kishte premtuar Qeveria, raporton TV Shenja.

Banorët thonë se rreth 23 familje këtë shumë të hollash nuk e kanë parë me sy, ndërsa pretendojnë se pjesë e listës kanë qenë familje të tjera të cilëve madje as nuk u ka takuar ky dëmshpërblim.

Lidhur me këto keqpërdorime banorët drejtojnë gishtin drejt disa personave që kanë qenë përgjegjës për ndarjen e këtyre mjeteve, e që janë bartës të funksioneve edhe tani.

Banorët nuk përmendën emra, por vetëm në mënyrë indirekte dërguan porosi tek ata persona se i duan dëmshpërblimet që u takojnë.

“Mirëpo ne as që i kemi parë ato para, dikush i ka marrë, nga dy persona prej një familjeje, dikush ka marrë që nuk është aspak këtu, ndërsa ne që kemi qenë edhe jemi shpërngulur, ne nuk kemi marrë asgjë. Ne kërkojmë ata që na takojnë, e për ata që na takojnë shumë mirë e dijnë tre persona, ata vetë le të paraqiten, nëse e përcjellin televizionin tuaj, ata e shohin se ku kanë gabuar, kanë marrë njerëz që nuk janë në këtë lagje aspak, shkaku i kësaj (A mund të na precizoni për cilët persona e keni fjalën). Nuk po shkoj me emra, emrat i tregojnë vetë ata, me dy prej atyre që i kanë ndarë të hollat unë kam bisedu, tha fol çfarë ke me fol këtu se nuk kam kohë më shumë, më tha unë timen e kam kryer ju bëni çfarë të doni. (Këta persona janë bartës të ndonjë funksioni). Janë në Qeveri”.

Banorët i bëjnë thonë se po kërkojnë vetëm atë që u takon dhe nuk duhet të neglizhohen. Sipas tyre, janë 22- 23 familje që nuk kanë  marrë ndihmat e tilla edhe pse ata kanë figuruar në lista.

Banorët po ashtu ankohen edhe për pasoja, kanë edhe sëmundje që i kanë përfituar nga ato ditë, trauma dhe probleme tjera.

“Bëjmë apel deri te Qeveria, konkretisht BDI-së po them, se ata na kanë shkatërruar krejt neve shqiptarëve, në përgjithësi na kanë shkatërru, le të bëjnë se çfarë të bëjnë, ato të holla që na kanë takuar ne të na japin, se ato neve na takojnë. Ne nuk dojmë më shumë përveç ato që na takojnë. ”, thonë banorët që s’kanë marrë këto para.

Avokati i angazhuar nga banorët Marko Ilievski tha se ka ngritur procesim të rasteve që para një viti por nuk ka asnjë përgjigjge. /TV Shenja

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments