8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeÇfarë thotë zyra e Emisarit të Trump rreth letrës që Kurti i...

Çfarë thotë zyra e Emisarit të Trump rreth letrës që Kurti i shkroi Zëvendëspresidentit Pence

Nga zyra e emisarit amerikan, Richard Grenell, nuk kanë pranuar që të komentojnë fare letrën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dërguar në adresë të zëvëndëspresidentit amerikan, Mike Pence, në të cilën lideri i VV’së ishte ankuar se Thaçi ka keqinformuar Grenellin rreth idesë së shkëmbimit të territoreve.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër zëvëndës presidentit amerikan, Mike Pence, në të cilën ka shprehur shqetësimet e tij se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka keqinformuar emisarin e Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, rreth çështjes së shkëmbimit të territoreve.

Dërgimin e letrës dhe përmbajtjen e saj e kanë shpjeguar edhe nga zyra e kryeministrit në detyrë.

“Ai (Kryeministri Albin Kurti) nuk është ankuar për Ambasadorin Grenell, por ka shprehur shqetësimin e tij mbi planet e Presidentit Thaçi për shkëmbim territorial, eufemizëm për ndarje të Kosovës, për të cilat nuk e ka informuar si duhet Ambasadorin Grenell”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit për Kallxo.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments