15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeZaev: Policët janë mbrojtësit tanë, rojtarët tanë të qytetarëve, të drejtave dhe...

Zaev: Policët janë mbrojtësit tanë, rojtarët tanë të qytetarëve, të drejtave dhe sigurisë së tyre

Policët janë mbrojtësit tanë, rojtarët tanë të qytetarëve, të drejtave dhe sigurisë së tyre. Në periudhë kur ballafaqohemi me kërcënim serioz nga pandemia globale, policët ishin në radhët e para në luftën kundër virusit korona, shkroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk duke e uruar Ditën e Policisë – 7 Maji.
“Policët maqedonas treguan shkallë të lartë të gatishmërisë, profesionalizmit dhe sakrificës në ruajtjen e rendit dhe paqes publike, përkushtimin në zbatimin e masave dhe parandalimin e infeksionit nga virusi korona. Me këtë, edhe policët japin kontributin e tyre të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit publik”, shkroi Zaevi.
Më tutje bën të ditur se në vitet e kaluara përmes procesit të reformave dhe profesionalizimit, policia e ktheu besimin dhe imazhin te qytetarët.
“Sot ajo është servis i vërtetë i qytetarëve, mbrojtëse e tyre dhe kryesuese në sigurimin e sigurisë dhe stabilitetit të të gjithë shoqërisë. Ju faleminderit!”,shkroi Zaevi me rastin e Ditës së Policisë./MIA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments