12.5 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeReekeri: Koronavirusi po u krijon Rusisë dhe Kinës hapësira të mëdha për...

Reekeri: Koronavirusi po u krijon Rusisë dhe Kinës hapësira të mëdha për dezinformim në Evropë

Philip T. Reeker, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për Evropën dhe Euroazinë, dhe e Dërguara e Posaçme e Shteteve të Bashkuara, Lea Gabrielle, thanë se Rusia dhe Kina po shfrytëzojnë momentin e vështirë të pandemisë për dezinformim në Evropë.

Gjatë një seance informimi me gazetarët nëpërmjet telefonit, zonja Gabrielle paralajmëroi se rrjetet dezinformuese të Rusisë kërkojnë të avancojnë interesat destabilizuese të Moskës, duke krijuar konfuzion në shoqëritë demokratike.

Zoti Reeker tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë për të ristartuar ekonominë botërore, si dhe për t’u përballur me dezinformimin duke shpërndarë informacione të sakta për situatën e COVID-19, bazuar në traditën e hershme të transparencës në qeverisjet demokratike dhe vlerat e shoqërive tona.

Zyrtarët amerikanë thanë se Shtetet e Bashkuara e shohin gjithnjë e më shumë Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore si një hapësirë koherente strategjike, ku njerëzit kanë marrë gjerësisht vendimin të vështrojnë drejt Perëndimit dhe të angazhohen me Bashkimin Evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments