12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) ZAEV KËMBËNGUL PËR ZGJEDHJE PAS PANDEMISË, MICKOSKI THOTË SE NUK I...

(VIDEO) ZAEV KËMBËNGUL PËR ZGJEDHJE PAS PANDEMISË, MICKOSKI THOTË SE NUK I INTERSOJNË ZGJEDHJET

Ish kryeministri Zoran Zaev thotë se duhet shfrytëzohet mundësia e parë e krijuar për të mbajtur zgjedhjet parlemantare të cilat u shtynë në muajin shkurt. Zgjedhjet sipas kreut të LSDM-së duhet të mbahen sapo të normalizohet situata me numrin e të infektuarve nga koronavirusi dhe para paraqitjes eventuale të valës së dytë siç paralajmërojnë ekspertët. Duke pasur parasyshë se ekspertët shëndetësorë valën e re eventuale e parashohin në vjeshtë, Zaev le të kuptohet se dëshiron që zgjedhjet të mbahen gjatë muajve të verës, nëse ka ulje të numrit të të prekurve.

Zoran Zaev, LSDM
“Qëndrimi im është se fillimisht duhet të ndjekim me kujdes se sip o kalon kriza. Shpresoj se deri në fund të kësaj jave do të dijmë shumë më shumë sesa që dijmë sot. Ajo që unë e pres është që Republika e Maqedonisë së Veriut ta shfrytëzojë mundësinë e parë kur do të mund të shkojë në zgjedhje sepse nuk e dijmë a do të kemi mundësi të dytë. Bota po flet, edhe ekspertët tanë e thonë të njëjtën, se është e mundur që të vjeshtë të ndodh një pik i ri i virusit. Dhashtë Zoti të mos ndodhë, por nëse ndodhë, do të hyjmë në tejkalimin e të gjitha afateve kushtetuese rreth mandatit të kompetencave të deleguara nga qytetarët tek politikanët”

Oponenti i tij, Hristijan Mickoski e akuzoi për papërgjegjësi, duke thënë se ka politikan që në radhë të parë e kanë interesin personal dhe rejtingun e partisë. Mickoski përsëriti se në mesin e tre prioriteteve të kësaj partie nuk bëjnë pjesë zgjedhjet parlamentare.

Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE

“Ka politikan që pushtetin nuk e kanë prioritet, por prioritet e kanë shëndetin e qytetarëve dhe ka politikan që duan ta zbusin humbjen në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, kurdo që të mbahen dhe me këtë nuk mbajnë llogari për qytetarët, ekonominë dhe gjithë atë krizën që mbizotëron në vend e që është rezultat i KOVID19 që ndodhi edhe tek ne. Unë e kam thënë edhe në të kaluarën po e përsëris edhe sot. Në tre prioritetet e VMRO-DPMNE-së nuk janë zgjedhjet. Prioritet i parë është si të mbetet pas nesh pandemia, prioritet i dytë është ta ngrejmë në këmbë ekonominë dhe prioritet i tretë ta kthejmë mirëbesimin mes qytetarëve të Maqedonisë”

I pyetur nëse për këtë temë do të diskutohet në takimin e liderëve që pritet të mbahet në presidencë më 10 ose 12 maj, Mickoski tha se kusht është që fillimisht të bisedohet për marrëdhëniet me Bullgarinë, çështjen e gjuhës, integrimet dhe pas këtyre temave do të pranonte të hapet edhe tëma për zgjedhjet parlamentare. Arben Zeqiri /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments