Naim Musliu, babai i 26-vjeçarit që vdiq dje në konvikte ka fajësuar institucionet për vdekjen e djalit të tij.
Gjatë ditës së djeshme 26-vjeçari Agon Musliu, i ka dhënë fund jetës së tij duke u hedhur nga një kat i konviktit ku ishte vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve.
Pas kësaj, babai i të ndjerit, Naim Musliu, ka fajësuar në mënyrë direkte për vdekjen e djalit të tij kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçlën dhe atë të Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Fajtor i krejt kësaj është Albin Kurti, Sveçla dhe ministri i Shëndetësisë, bashkë me zagarët e tij”, u shpreh Musliu në RTK.
Tutje ai ka thënë se karantina u shndërruar në ferr për djalin e tij dhe të gjithë familjen.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se i ndjeri kishte probleme me gurë në veshka qysh para se të shkonte në Gjermani dhe se të njëjtat dokumente ia ka prezantuar edhe mjekëve por nuk i kanë marrë parasysh. Musliu tha se si prind nuk do ta dëshironte ta shihte për ngushëllime asnjë prej këtyre politikanëve, por siç u shpreh ai, si shqiptar që është do t’i pranonte për ngushëllime.