8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeA U SOLL PACOLLI NË KOSOVË PËRMES THAÇIT? – FLASIN NGA AKR

A U SOLL PACOLLI NË KOSOVË PËRMES THAÇIT? – FLASIN NGA AKR

Dyshimeve të ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli mund të ketë hyrë në Kosovë, gjatë ditës së djeshme me ndihmën e presidentit, Hashim Thaçi i është kundërpërgjigjur edhe këshilltari i tij, Naim Murseli.

Murseli në një prononcim për Insajderi i ka cilësuar dyshimet e tilla si spekulime qesharake, teksa shtoi se përgjigje për këtë ka dhënë edhe vet presidenti Thaçi.

“Për këtë është përgjigjur Presidenti Thaçi, është spekulim qesharak”, ka thënë Murseli për Insajderin.

Ai bërë me dije se Pacolli ndodhet në apartamentin e tij në Tiranë, rrjedhimisht hodhi poshtë mundësinë se ai ndodhet në Kosovë.

Përmes një konference për media të mërkurën, ushtruesi i detyrës së MPB-së, Xhelal Sveçla hodhi dyshimet se Thaçi mund ta ketë sjell Pacollin në Kosovë, duke kërkuar përgjigje nga presidenti rreth ardhjes së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli në Kosovë nga Zvicra.

Në anën tjetër, Sveçla ka kërkuar nga deputeti Pacolli, njëherësh edhe kryetari i Alenacës Kosova e Re (AKR), që të bëhet i “gjallë”, në të kundër do të merren masa ndaj tij.

“Ne i kërkojmë Presidentit të vendit që të përgjigjet se pse ka vendosur të bëjë tejkalimin e protokollit shtetëror, ndërkaq Behgjet Pacollit i kërkojmë që të shprehet tani, menjëherë ku është, përndryshe nëse ai shfaqet në publik në një moment të caktuar, Policia do të ndërmerr masa të parapara me legjislacionin në fuqi”, ka thënë Sveçla.

E deklaratave të Sveçlës iu ktheu përgjigje presidenti Thaçi.

Në një lidhje telefonike në emisionin Debat Plus, Thaçi ka thënë se vendndodhja e tij është në shtëpi, përcjell Gazeta Insajderi.

“Që prej çlirimit të Kosovës, deri dje kur kam dal dhe hyrë në Kosovë, kamë hyrë që 20 vjet. Sa i përket Kurtit dhe Sveçlës si kompani kriminale unë jam në shtëpi. Të mos krijojnë marrëzira, e të kërcënojnë as Pacollin. Lokacioni im është shtëpi, për Sveçlën, edhe për shefin e tij, dhe për ndërmarrjen e tyre kriminale”, ka thënë Thaçi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments