9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomuna e Tetovës paralajmëron shpërndarjen e maskave mbrojtëse deri te shtëpitë e...

Komuna e Tetovës paralajmëron shpërndarjen e maskave mbrojtëse deri te shtëpitë e qytetarëve

Tridhjetë mijë maska mbrojtëse ka marrë komuna e Tetovës nga institucionet qeveritare për të cilat nga Shtabi i Krizës bënë të ditur se një pjesë do të shpërndahen deri te shtëpitë e qytetarëve. Shtabi i Krizës sot mbajti mbledhjen e nëntë.

“Qeveria pozitivisht iu përgjigj kërkesës së Shtabit të Krizës të Komunës së Tetovës dhe pranuam donacion prej 30.000 maskave mbrojtëse të cilat do të shpërndahen në shtëpitë e qytetarëve, ndërsa një pjesë e tyre do të shpërndahen edhe deri te të punësuarit në NPK Tetovë dhe Njësiti Territorial Zjarrfikës, të cilët çdo ditë po bëjnë dezinfektim të rrugëve dhe e mirëmbajnë higjienën në Komunën e Tetovës” , theksoi kryetarja Teuta Arifi pas mbledhjes së
sotme të Shtabit të Krizës.

Sipas Shtabit të Krizës, në rajonin e Tetovës ka 74 persona të infektuar me virus korona. Nga ana tjetër sot pasdite Ministria e Shëndetësisë publikoi se gjithsej janë 75 persona.

“Dëshirojmë ta potencojmë faktin se në komunën e Tetovës janë identifikuar 5 burime të reja të infeksionit me Kovid-19, dhe për këtë shkak është shumë e rëndësishme që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e organeve kompetente shëndetësore. Iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që ta ndjekin mënyrën e rregullt të mjekimit, veçanërisht të respektohet protokolli shëndetësor i prezantimit të drejtë të simptomave para mjekëve amë dhe institucioneve kompetente shëndetësore” , theksoi Arifi.

Tetova përsëri ka më së shumti të sëmurë, 29 (dy të vdekur), komuna e Bogovinës 26 të sëmurë (një të vdekur), komuna e Tearcës pesë të sëmurë, komuna e Bërvenicës gjashtë të sëmurë (një i vdekur), komuna e Jegunovcit dhe komuna e Zhelinës nga katër të sëmurë. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se sot u shënua edhe rasti i parë i vdekjes në Zhelinë, një grua 58-vjeçare në Klinikën për Sëmundje Infektive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments