Kancelarja Angela Merkel kishte paralajmëruar për rrezikun e shkallës së riprodhimit të koronavirusit në Gjermani.
Shkalla e riprodhimit të koronavirusit në Gjermani është rritur në 1, duke u afruar në paralajmërimin e kancelares Angela Merkel se duhet të qëndrojë nën të në mënyrë që vendi të vazhdojë betejën kundër mundësisë së rikthimit të COVID-19, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.
Mesatarisht, një person i infektuar me COVID-19 po infekton një person tjetër, sipas qendrës së vendit për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch. Kjo vjen nga një normë riprodhimi prej 0.9 një javë më parë dhe 0.7 një javë më parë.
Merkel ka paralajmëruar më parë se nëse numri – i njohur edhe si vlera R0 – rritet mbi 1, sistemi shëndetësor i vendit përfundimisht do të mbingarkohej, transmeton lajmi.net.
Ajo gjithashtu ka thënë se Gjermania rrezikon të shkatërrojë sukseset e arritura deri më tani nëse ajo shkel kufizimet fizike të distancimit.
Megjithë rritjen e numrit të riprodhimit, infeksionet e reja mbeten në një nivel relativisht të moderuar.
Instituti raportoi 1.144 infeksione të reja në 24 orët e kaluara, ndërsa 163 njerëz vdiqën nga simptoma të lidhura me koronavirusin.
Numri i vdekjeve në Gjermani tani është 5,913.