4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQeveria i përforcon masat e buta në mënyrë që të mos i...

Qeveria i përforcon masat e buta në mënyrë që të mos i ashpërsojë ato restriktivet

Po përforcohen masat e buta në mënyrë që të mos ashpërsohen ato restriktivet. Në rrjedhë janë përgatitjet për zbutjen e restriksioneve. Kjo nuk do të ndodhë brenda natës. Që të sigurohet zbutja, duhet paraprakisht të gjithë së bashku ta sigurojmë mbrojtjen – maska/shamia, dy metra distancë, mosgrupim. Qëllimi nuk është të ndëshkohet, por të sigurohet respektim sa më i gjerë i masave, nga të gjithë, brifojnë nga Qeveria.
Mbajtje e detyrueshme e maskës, shamisë, shallit apo çfarëdo qoftë për t’u mbuluar goja dhe hunda, nga e mërkura në Prilep., Kumanovë dhe Tetovë. Qëllimi është të krijohen kushte për më shumë lëvizje, e më pas të garantohet mbrojtja.Prandaj së pari do të japim vetëm vërejtje, e më pas dënime, për çka do të donim të mos ketë nevojë. Nëse vjen deri te shqiptimi i dënimit, policia do të ketë obligim të ketë fotografi me të cilën do ta arsyetojë dënimin e mandatit, shtojnë nga Qeveria.

Qëllimi është të mos jepet mundësia për dënime pa mbulesë. Lidhur me zbutjen e masave restriktive në territorin e tërë shtetit, kjo do të zhvillohet në disa faza. Po bëhen plane që të ulet kohëzgjatja e orës policore por detyrimisht të gjithë do të duhet të mbajmë maska/shami ndërkaq mbeten edhe masat për ndalesë të grupimeve dhe distanca e detyrueshme prej dy metrave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments