4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSllovenia i hapi shitoret për materiale ndërtimore, serviset dhe punëtoritë

Sllovenia i hapi shitoret për materiale ndërtimore, serviset dhe punëtoritë

Qeveria sllovene vendosi që prej të hënës përsëri t’i hapë shitoret e specializuara për material ndërtimor dhe disa servise, informon korrespondenti i MIA-s nga Lubjana.

Me vendimin përsëri do të fillojnë me punë edhe serviset për pastrim kimik, autolarjet, shitoret e specializuara dhe serviset për biçikleta dhe disa punëtori. Si dhe në barnatoret dhe marketet, përparësi që t’i shfrytëzojnë shërbimet e këtyre kompanive do të kenë personat më të vjetër, ndërsa koha prej tetë deri në tetë e gjysmë në mëngjes do të jetë vetëm për ta, gjegjësisht për personat mbi moshën 65-vjeçare.

Kjo heqje graduale e kufizimeve ishte paralajmëruar pasi të dhënat treguan se më pak qytetarë sllovenë infektohen me virusin korona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments