10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaTrump bën me dije se do t’i ndalë 500 milionët e SHBA-së...

Trump bën me dije se do t’i ndalë 500 milionët e SHBA-së për OBSH-në Kinë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tashmë është e qartë se është në telashe për shkak të dështimit të saj si organizatë shëndetësore ndërkombëtare në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Përulja ndaj Kinës komuniste, përcjellja e mesazheve të partisë komuniste kineze pa asnjë rezervë që rezultoi me përhapje të sëmundjes, si dhe kryesimi i saj nga një marksist jo profesionist shëndetësor nga Etiopia që u zgjodh në krye të saj me ndikimin e Kinës mjaftojnë që të shqyrtohet statusi i saj i tanishëm. Këtë si duket po e bën administrata amerikane, duke kërkuar llogaridhënie e përgjegjësi si financuesi kryesor i kësaj organizate.

Presidenti Amerikan Trump la të kuptohet se ai mund të ‘mbaj’ fondet e dedikuara nga qeveria amerikane për OBSH-në.

“Ne do të dalim me një njoftim për Organizatën Botërore të Shëndetësisë dikur javën e ardhshme. Siç e dini ne ju japim atyre rreth 500 milionë dollarë në vit dhe ne do të flasim për këtë temë javën e ardhshme. Dhe kemi shumë për të thënë për të”.

Trump në vazhdim bëri me dije se ai nuk do që të bëjë një njoftim para Pashkëve përsëri duke bërë me dije se do t’i ndalin fondet për OBSH-në.

“Unë po ashtu nuk desha ta bëj para se të kemi të gjitha faktet” tha Trump. “Por gjatë shumë viteve, ne ju paguanim atyre nga 300 milionë deri në 500 milionë e më shumë dollarë në vit.”

SHBA-ja ka kontribuar rreth 893 milionë dollarë në operacionet e OBSH-së në ciklin dy vjeçar të financimit, sipas OBSH’së. Qeveria kineze ka dhënë rreth 86 milionë dollarë në të njëjtën periudhë.

“Ne duam të sigurohemi se paratë tona po shpenzohen si duhet” tha presidenti amerikan Trump.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments