8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShfajësohet kërcënuesi i kryeministrit, thotë se ia keqintepretuan një citat të Ajshntanit

Shfajësohet kërcënuesi i kryeministrit, thotë se ia keqintepretuan një citat të Ajshntanit

Të premten në rrjetin social ‘Facebook’ një person me emrin, Daniel Arianitti, ka thënë se jep dëmshpërblim prej 10 milionë (pa specifikuar se çfarë) në këmbim “të kokës së Albinit”. Pas një kërcënim të tillë kanë reaguar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Mirëpo, i njëjti person sot ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke u munduar të shfajsohet. Ai thotë se nuk e kërcënuar Albin Kurtin dhe nuk i jep 10 milionë euro për kokën e tij.

Në sqarimin e tij thotë se ka cituar një thënie të shkencëtarit të njohur Albert Einstein dhe të tjerët e kanë keqpërdorur, sidomos ata që ja duan të keqen atij.

Postimi i plotë i Daniel Arianitti:

“Gazetat e nevojtoreve qe shkruajn gjera te paverteta, se kinse une kam jap Euro apo Dollar per koken e Albinit, te ju tregoj se askund nuk eshte permend nje Monedh Euro apo Dollar. Keto 10 milion mund te jen edhe copa te letres se nevojtores apo kanta te mbeturinave. Per koken e Albinit une personalisht nuk i japi 10 milion (cfardo qofshin ato) , se ai as nje cent vlere per mua nuk e ka . Mos e citoni Dottore Albert Zëeistein ne emer timin OK?

Ata qe i kam pas ne shoqeri dhe jan gju pas shpines time, ju kam njoft edhe me pare se jini njerezt pa asnje vlere dhe edukate por jeni vetem hajvana. E mjer familja qe juve ju ka”(sic.), ka shkruar Daniel Arianitti.

Kërcënimin ndaj Albin Kurtit e ka denoncuar në Policinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments