4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë Dibër me Kovid-19 janë shëruar 23 persona, e shtata ditë që...

Në Dibër me Kovid-19 janë shëruar 23 persona, e shtata ditë që nuk ka të infektuar të rinj

E shtata ditë në Dibër nuk ka të diagnostikuar të rinj me virusin Kovid-19, me ç’rast numri i të infektuarve mbetet 49 persona. Nga numri i përgjithshëm 23 janë shëruar, ndërsa katër persona kanë vdekur.

“Të hënën janë bërë 13 testime, ndërsa të martën, dy teste të tjera ose gjithsej 15 teste. Bëhet fjalë për njerëz që kanë qenë në trajtim shtëpiak dhe në të vërtetë edhe atyre u është bërë test kontrollues. Sipas rezultateve, tetë prej tyre vazhdojnë me trajtimin në shtëpi, ndërsa shtatë kanë rezultat negativ. Me 16 të shëruar më parë, numri i përgjithshëm i të personave të shëruar është 23”, tha në konferencën e sotme të rregullt për shtyp kryetari i komunës Dibër, Hekuran Duka, i cili e menaxhon edhe Shtabin Operativ të Komunës.

Ai informoi se me kërkesë të shtabit nga Ministria e Shëndetësisë, së shpejti do të arrijë aparaturë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm, e cila do të ndihmojë shumë në menaxhimin e kësaj situate dhe në trajtimin e pacientëve nëse eventualisht ka. Punësimi i katër infermierëve gjithashtu do të miratohet.

Gjendjen e sigurisë gjatë 24 orëve të kaluara, ai e vlerësoi si të qëndrueshme, duke theksuar se nuk janë regjistruar shkelje të ndalesës së lëvizjes dhe nuk janë regjistruar tubime të qytetarëve, shkelje të rendit dhe qetësisë publike, vjedhje dhe aksidente trafiku.

Ai përsëriti thirrjen e tij për respektimin e vazhdueshëm të masave dhe rekomandimeve, si dhe ndalesën e lëvizjes.

Ai shprehu një falënderim të veçantë për vullnetarët e Kryqit të Kuq, të cilët përveç përfshirjes në shpërndarjen e ndihmave humanitare janë gjithashtu në shërbim të njerëzve që nuk mund të blejnë vetë ushqime dhe gjëra të tjera dhe ilaçe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments