Shkup, 9 prill — Peshkopi Timotej, thotë se gjysma e të ardhurave të kishave dhe manastireve do të preken seriozisht nga kriza, në një prononcim për “Nezavisen”.
Sidoqoftë, ai njoftoi se për festën ata do të insistojnë në vendimin për të respektuar masat për trajtimin e epidemisë së virusit korona dhe nuk do të organizojnë liturgji masive, por vetëm në rrethin më të ngushtë.
Në lidhje me atë se kisha po kërkon ndihmë financiare nga shteti, siç është paralajmëruar sot Timotej thotë se nuk është diskutuar ende në Sinodin e Shenjtë të Ipeshkvijve apo me Qeverinë, por kjo nuk përjashtohet.
“Ne do të shohim nëse ka mundësi për këtë dhe si janë ato. Priftërinjtë janë gjithashtu të dëmtuar, gjatë festave ato nuk mund të lihen me tryeza boshe”, thotë Timotej.
I pyetur mbi çfarë baze ai do të kërkojë ndihmë kur kisha nuk paguan taksat ndaj shtetit, Timotej u përgjigj se kjo nuk është e vërtetë, sepse kisha paguan taksat për gjithçka që blen apo ndërton dhe për këtë nuk merr një rimbursim si të tjerët.