10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRishikimi i buxhetit, debat i ashpër mes ministrave

Rishikimi i buxhetit, debat i ashpër mes ministrave

Në seancën e mbrëmshme të Qeverisë u zhvillua debat i nxehtë midis ministrave për shpërndarjen e re të parave, nga arka e shtetit për shkak të krizës me koronën. Alsat mëson se një pjesë e mirë e ministrave nuk duan që tu zvogëlohet sasia e parave të shtetit, të parashikuara për shpenzime për këtë vit. Informacioni i marrë nga Alsat është se në disa ministri do të shkurtohen deri 70% e fondeve të planifikuara, për projekte që qeveria do t’i deklarojë si jo prioritare në këtë kohë krize. Ministrja e Financave Nina Angelovska, konfirmoi në Alsat, për Magazinën Ekonomike se do të shkurtohen rreth 100 milion euro. Angelovska kërkoi solidaritet nga të gjithë ministrat.

Kur flas për shkurtim prej 6,5 miliardë denarëve, dua të them për të gjitha institucionet për shpenzimet rrugore, shërbimet e kështu me radhë. E dini se u miratoi edhe vendimi për ndalim të furnizimeve publike që nuk lidhen me koronavirusin. E kam fjalën për shpenzime kapitale, blerje të pajisjes së caktuar, automjete, etj – tha Nina Angellovska- ministre e financave.

Ekspertët vlerësojnë që me shkurtim të 100 milionë eurove, nuk do të zgjidhen problemet e mëdha. Shkurtimi do të zhvillohet shumë vështirë, por është e domosdoshme- shprehet profesori universitar, Marjan Petreski. Bëhet fjalë për mjete minimale sepse janë vetëm 3 nga 4 përqind i vlerës së projektuar të arkës së shtetit.

Mendoj se deri tani duhej të propozohet rebalansi, do të jepte një bindje dhe do të sillte më shumë siguri në mesin e agjentëve ekonomik se shteti në një farë mënyre e di se çfarë po bën në këtë situatë. Dhe jo vetëm që punon për të gjetur likuiditet më të madh nga kreditorët ndërkombëtarë, jo vetëm që bën vlerësime se sa kanë rënë të ardhurat buxhetore, por gjithashtu po punoni për të konsoliduar dhe shkurtuar shpenzimet e buxhetit – u shpreh Marjan Petreski profesor universitar.

Ministrja Angelovska gjithashtu zbuloi se qeveria do të vazhdojë sot debatin për shkurtimin e fondeve nga buxheti i ministrive dhe përdoruesve të tjerë të buxhetit. Ne tek tani do të shohim se cili ministër ka hequr dorë nga paratë e shtetit. Do të ketë edhe huamarrje të reja në tregun ndërkombëtar, ku autoritetet thonë se do të kërkojnë kredi në përpjekje për të kapërcyer krizën shëndetësore dhe ekonomike që e ka kapluar botën. Për momentin, huamarrja e planifikuar prej 400 milion eurosh si periudhë kalimtare deri në lëshimin e Eurobondit është vënë në pikëpyetje, sepse sipas informacioneve të Alsat, në tregun ndërkombëtar të parave mund të gjenden vetëm 180 milion euro. Prandaj do të kërkohen më shumë para nga FMN-ja dhe BE-ja.

Ile Petrevski

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments