10.3 C
Tetovo
E martë, 19 Mars, 2024
BallinaLajmeMaqedoni / Për orën policore angazhohet e gjithë MPB, 600 praktikantë bëhen...

Maqedoni / Për orën policore angazhohet e gjithë MPB, 600 praktikantë bëhen polic

Në seancën e qeverisë u miratua një Dekret i cili, me të cilën për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në vend, kërkohet angazhimi i kapaciteteve të përgjithshme të njësive organizative në Ministrinë e Brendshme, përfshirë këtu policë praktikantë.

Me këtë Dekret specifikohet edhe periudha kur polici-praktikantë do të kaloi provimin special ose të praktikantit dhe është përcaktuar që provimi do të zhvillohet pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, me qëllim që të mundësohet funksionimi i rregullt i shtetit dhe mbrojtja e shëndetit publik, ndërsa njkohësiht edhe bëhet parandalimi i përhapjes së coronavirusit (COVID-19).

“Në këtë mënyrë, pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme marrin përforcime prej rreth 600 pjesëtarëve të cilët do të mund të veprojnë me autoritet të plotë. Mbështetje për kolegët të cilët në emër të të gjithë neve po ndihmojnë në luftimin me këtë virusi. Faleminderit deri tek Sindikata e Policisë së Maqedonisë për propozimin dhe mbështetjen e të gjithë praktikantëve, që menjëherë të marrin autorizime”, shkruan në Facebook, Zv. ministrja e Brendshme, Slavjanka Petrovska.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments