Lideri i AlternAtivA-s, Afrim Gashi uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve në faqen e tij zyrtare në fb.
Ja edhe postimi i tij në fb;
Të nderuar bashkëqytetarë romë,
Më lejoni që në Ditën Ndërkombëtare të Romëve t’jua shpreh urimet e mia më të sinqerta, me dëshirë dhe shpresë që vitet e ardhshme të mund të kremtojmë bashkërisht dhe në kushte më të volitshme.
Me këtë rast nuk mund të mos e theksoj faktin e dhimbshëm se edhe unë i takoj një shteti ku shkalla e papunësisë së romëve, bashkë me shkallën e vdekshmërisë së tyre, është më e larta.
Duke qenë pjesë e skenës politike, dëshiroj t’u them bashkëqytetarëve tanë romë se Afrim Gashi dhe Alternativa janë avokatë edhe të kauzës rome në shtetin tonë.
Urime 8 Prilli!
Afrim Gashi