19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeQeveria me Dekret e shtyu ekzekutimin e dënimit me burg për personat...

Qeveria me Dekret e shtyu ekzekutimin e dënimit me burg për personat e dënuar deri në tre vite

Shtyrje të ekzekutimit të akteve udhëzuese për realizim të dënimit me burg për persona të dënuar deri në tre vite dhe atë deri më 1 shtator 2020, përveç për lëndët ku ekziston rreziku për vjetërsim të lëndës, parasheh Dekreti me fuqi ligjore, që Qeveria e solli në mbledhjen e 38-të lidhur me zbatimin e Ligjit për ekzekutim të sanksioneve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Deri më 1 shtator 2020 shtyhet edhe ekzekutimi i akteve udhëzuese, të cilat tashmë janë parashtruar në institucionet ndëshkuese-përmirësuese, përveç për aktet udhëzuese për të cilat tashmë janë lëshuar fletë arreste ndërkombëtare.

Personat të cilët ndodhen në vuajtje të masës së paraburgimit sipas aktgjykimit fuqiplotë menjëherë udhëzohen për  vuajtje të dënimit me burg.

Propozim Dekreti, siç ceket në kumtesën qeveritare, sillet për shkak të mbrojtjes nga përhapja e sëmundjes KOVID-19 në institucionet ndëshkuese-përmirësuese.

Në këtë mbledhje është sjellë edhe Dekreti me fuqi ligjore për plotësim të Dekretit me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit për noterinë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në vend në pjesën e obligimit për mbajtje ë provimeve për noterë, me dekrete për vazhdim të mandatit të organeve të Odës së noterëve.

Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria sot solli Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për shërbimin gjyqësor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin të punësuarit në shërbimin gjyqësor të cilët janë angazhuar në kohëzgjatje të masave të përkohshme për mbrojtje nga përhapja e KOVID-19, pjesën e pashfrytëzuar të pushimit vjetor të vitit kalendarik 2019 të mund ta shfrytëzojnë deri më 31 maj 2020, në pajtim me nevojat e procesit punues dhe në bazë të miratimit nga kryetari i gjykatës.

Të njejtat këto dekrete për shfrytëzim të pushimit vjetor, Qeveria i solli edhe në Dekretin me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit për shërbimin e prokurorisë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments