4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaMartin Shkreli / Më lironi nga burgu të gjej kurën për COVID-19

Martin Shkreli / Më lironi nga burgu të gjej kurën për COVID-19

Martin Shkreli, një biznesmen amerikano- shqiptar i dënuar me 7 vite burg në SHBA për mashtrim me prodhimin e ilaçeve kërkon lirinë për të gjetur kurën ndaj COVID-19.

Shkreli përveç suksesit si biznesmen në SHBA në fushën e medikamenteve ka fituar edhe tituj të tjerë negativë si njeriu më i urryer në SHBA për 2015 apo shqiptari më i urryer në botë.

Por kësaj radhe ai kërkon vetëm 3 muaj liri, nën mbikqyrje të rreptë për të kontribuar në gjetjen e një kure për të mposhur COVID-19.

Po ashtu Shkreli thotë se nuk do që të përfitojë në asnjë formë nga medikamenti për koronavirusin.

Në fakt Shkreli apo i njohur ndryshe si ‘Pharma Bro’ ka përfituar më parë prandaj dhe është dënuar me 7 vite burg në 2018.

Ai rriti çmimin e një ilaçi antiparazitar 56-fish, nga 13 dollarë në 750 dollarë ndërkohë që gënjente investitorët për ecurinë e ilaçit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments