Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, ka deklarue se Qeveria po e studion mundësinë e legalizimit të canabis’it për arsye mjekësore.
Rama lajmin e dha gjatë intervistes televizive, ku foli dhe për situatën e krijueme nga Coronavirus’i.
Legalizimin per qellime mjeksore tashma e ka legalizue Maqedoni dhe Zvicra.
“Po e studiojmë këtë mundësi. Jemi shumë të avancuar, por ende nuk jemi në kapitullin e fundit. E kam fjalën për ligjërimin e prodhimit të kanabisit për arsye mjekësore”, tha Rama.