Ka përfunduar takimi i presidentit Hashim Thaçi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Mustafa bëri të ditur se në këtë takim është diskutuar për vullnetin politik të subjekteve politike.
Mustafa bëri të ditur se aty nuk kanë biseduar për emër të kryeministrit.
“Sot nuk kemi biseuar për emër të kryeministër, por për vullnetin e subjketeve politike. Besoj që presidenti do t’i ndjek ligjet e kushtetues dhe LDK nuk do të hyj në asnjë proces ku nuk ka vullnet të plotë.
Qeveria duhet t’i kërkoj falje qytetarëve që ka sjellë një vendim anti kushtetues dhe të mbledh mend edhe sa është në qeveri në detyrë të mos sjellë vendime të tilla.
Me nis unë me i kthy atë që ka thënë Kurti për mua, do të ulësha nivelin tim dhe të LDK-së”, tha ai.