Një Hebre i Rusisë merr lejen e shpërnguljes nga Rusia për në Izrael.
Në kufi, policët rusë i kontrollojnë bagazhet dhe i gjejnë një bust të Leninit dhe e pyesin: “Çfarë është kjo?”. Pyetja e duhur nuk është “çfarë është?”, por “kush është?” – thotë hebru dhe vazhdon:
“Ky është Lenini, themeluesi i socializmit, i cili i ka sjellë mirëqenien popullit rus. Po e marr me vete si kujtim për kohët e begata që kam kaluar.”
Pasi kalon kufirin dhe shkon në aeroportin e Tel-Avivit, policët e doganës i kontrollojnë bagazhet dhe kur shohin bustin e pyesin: “Çfarë është kjo?”
Pyetja e duhur nuk është “çfarë është?”, por “kush është?” – thotë Hebreu dhe vazhdon:
“Ky është Lenini, krimineli i çmendur që më detyroi të ikja nga Rusia. E kam marrë me vete që ta mallkoj sa herë që ta shoh!”.
Pasi shkon në shtëpinë e re, të afërmit i vijnë për vizitë. Një prej nipave e pyet: “Kush është ky?”
Pyetja e duhur, nuk është “kush është?”, “por çfarë është?”- tha Hebreu dhe pa e zgjatur tha:
“Ky është një bust 10 Kg ari 24 karat, pa doganë!”
- Ihsan Fekih
Kjo është politika: aftësia për t’ia sqaruar një çështje shumë personave në forma të ndryshme, me kusht që secili prej tyre të bindet me sqarimin tënd!
Rezultati: rruga për në pushtet është e mbushur me hipokrizi e manipulime.
Ngase në politikë nuk ka vend vetëmse për një ligj: “Ose bëhu gjuetar profesionist, ose bëhesh pre e ndonjë profesionisti!”
Tabloidi gjerman “Bild” ka raportuar se burri 67-vjeçar e ka rezervuar tërë hotelin me lejen e këshillit lokal, shkruan “Daily Mail”.Tajlandezi e ka një shtëpi të dytë në Gjermani, ku e kalon një pjesë të madhe të kohës. Besohet se ai nuk është parë në vendlindje që nga muaji shkurt.Lajmi për izolimin e mbretit të Tajlandës erdhi pasi u raportua se shtatë pjesëtarë të stafit të mbretit të Malajzisë janë diagnostikuar me Coronavirus.Malajzia i ka më shumë se dy mijë raste të konfirmuara të koronavirusit, duke u bërë vendi më i prekur në Azinë Juglindore