Presidenti Donald Trump përmes një postimi në Twitter tha se: “Një karantinë për New York-un, New Jersey dhe Connecticut nuk do të jetë e nevojshme.”
Megjithëse numri i të prekurve me koronavirus vazhdon të jetë në rritje, presidenti Trump ka shmangur një konfrontim të nxehtë politik.
Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo kishte deklaruar më herët se mbyllja e shtetit të tij do shkatërronte dhe do të hapte një luftë me Shtëpinë e Bardhë.