Pas tre rasteve të para pozitive me virusin Korona në dy fshatrat e Strugës, Tatesh i Epërm dhe në fshatin Veleshtë, prej të cilëve sot në mëngjes vdiq një grua në moshën 66 vjeçare, para se të transportohej në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, autoritetet lokale njoftuan për masa më rigoroze, për të parandaluar përhapjen e infeksionit, përcjell GazetaExpress nga Alsat.
Nga Spitali i Strugës thanë nuk kanë infektolog dhe se nga sot do të organizojnë një repart të posaçëm për pranimin e pacientëve të dyshimtë./GazetaExpress/B.Leka/Përcjell Telegrami