Ku po shkon? Nga po vjen? Je në dijeni të rregullave të lockdown?”. Këto janë disa nga pyetjet që i bëhen qytetarëve të Tunizisë që dalin nga shtëpia për të bërë pazar si në shumë Vende të tjera të botës, në këtë kohë koronavirusi.
Ndryshimi është që këto pyetje nuk i bën një agjent policie por një ‘makinë robot’, që shëtit nëpër rrugë me një telekamer, siç e tregon kjo video e publikuar nga ministria e brendshme e Tunizisë.
Edhe Tunizia është një nga vendet e prekura me koronavirus, ku deri tani numri i viktimave eshte 6 dhe te infektuar 227.