Kloppi shpërthen në lot pasi mjekët këndojnë himnin e Liverpool-it/ “Ju kurrë nuk do të ecni vetëm” (Video)

283

“Ju nuk do të ecni kurrë vetëm”. Janë fjalë nga himni legjendar i tifozëve të Liverpool, që kthehen më realiste se kurrë në këtë situatrë alarmante që Coronavirus ka shkaktuar në të gjithë botën. Jo më kot, mjekë dhe infermierë të spitalit në Liverpool kanë preferuar pikërisht këtë këngë, pse jo për të ngritur më shumë moralin e pacientëve të tyre.

Video është shpërndarë me shpejtësi dhe po bën xhiron e botës në rrjetet sociale, teksa nuk i ka shpëtuar as trajnerit Jurgen Klopp, që mes lotësh ka komentuar.

Klop

“Ishte diçka e shkëlqyer. Pashë videon në spital ku këndonin: ‘Ju kurrë nuk do të ecni vetëm’, e kisha të pamundur të mbaja lotët dhe nisa të qaja. Është diçka e jashtëzakonshme, kjo tregon gjithçka. Mjekët janë në rrezik të vazhdueshëm teksa ndihmojnë pacientët dhe njerëz të ndryshëm në mënyrë të pavarur. Unë i admiroj ata dhe i vlerësoj maksimalisht. Me të vërtetë nuk ndaloja së pari videon, duke e përsëritur disa herë”, ka thënë Klop.