Në përfundim me ditën e djeshme janë kryer gjithsej 1.800 testime për koronavirus, deklaroi në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
I pyetur lidhur me trajtimin e tre rasteve të pacientëve të shëruar ai theksoi se qasja te të gjithë pacientët është e njëjtë, trajtohen në mënyrë serioze dhe profesionale duke i përdorë të gjitha përvojat botërore.
“Është e kuptueshme frika te qytetarët, nga kjo sëmundje ka numër të madh të pacientëve në botë të cilët janë shëruar kjo është një punë e shkëlqyeshme, puna e dytë e shkëlqyeshme është që një numër i madh i pacientëve kanë pasqyrë të lehtë klinike, dhe te ne kemi pacientë të cilët trajtohen në shtëpi, nuk ka nevojë të hospitalizohen. Madje edhe një numër i caktuar i pacientëve të cilët janë në Klinikën Infektive janë me pasqyrë të lehtë klinike. Qasja është e njëjtë, plotësisht janë të përkushtuar mjekët dhe personeli mjekësor. Ja tani është dhënë e gjithë terapia e cila ka përvoja të mira të caktuara, si dhe në shumë vende të botës. Në të vërtetë ka përqindje të vogël edhe në suaza botërore të pacientëve të cilëve u nevojitet shërim intensiv në kuptim të mbështetjes respiratore. Si do të jetë rezultati dhe nëse do të mund të identifikohet grupi i pacientëve i cili është më me rrezik apo nuk është me rrezik, në bazë të disa sëmundjeve paraprake, në bazë të moshës, megjithatë kjo nuk është rregull siç është dëshmuar edhe deri më tani. Për këtë të gjithë këto pacientë trajtohen në mënyrë serioze dhe profesionale duke i përdorë të gjitha përvojat botërore. Shpresoj se nuk do të ketë rritje të dukshëm të numrit të pacientëve me kurbë e cila do të jetë shumë e ashpër”, tha Filipçe.
Sipas tij, në Maqedoni tani për tani nuk ka vatër të sëmundjes e cila është autoktone. Theksoi se absolutisht të gjithë njerëzit të cilët shkojnë në karantinë dhe të cilët vijnë me transport të organizuar janë kontrolluar nga epidemiologu dhe internisti. Deri më tani nuk ka pasur asnjë të sëmurë, derisa disa pacientë të cilët kanë qenë me temperaturë në disa nga objektet të gjithë janë testuar dhe të gjithë janë negativë.
“Ky proces tërësisht është nën kontroll të punonjësve mjekësorë në pajtim me vendin ku ndodhen nga ana e Institucionit Shëndetësor Publik më të afërt apo Qendër për Shëndet Publik”, nënvizoi ministri Filipçe.
I pyetur lidhur me kohëzgjatjen e izolimit është diskutuar në Komisionin për Sëmundje Infektive dhe qëndrimi i përbashkët profesional i Komisionit është se pas karantinës prej 14 ditëve nuk ka nevojë për test por edhe 14 ditë shtesë në vetizolim shtëpiak. Lidhur me terapinë theksoi se të gjithë do të marrin, nuk ka mungesë, or pasi do të kryhen kontrollet kardiologjie.
Për transportin e tyre tha do të përdoren automjetet e Shtëpisë Shëndetësore Shkup. Lidhur me Dibrën, tha terapia do të jepet gjithashtu në kushte spitalore nga ana e mjekësve specialistë nga Shkupi të cilët janë atje si dhe nga mjekët lokalë.
Filipçe theksoi se nuk ka nevojë që qytetarët të shkojnë vet në testim për koronavirusin. Nëse u është përshkruar kjo masë mund ta kontaktojnë epidemiologun lokal.
Për problemin me punëtorët të cilët u ka përfunduar karantina, ndërsa nga kompanitë u kërkojnë test për koronoavirusin, kur në të njëjtën kohë mjeku amë nuk mund t’u caktojë testim sepse nuk i përmbushin as minimum kushtet në anketën epidemiologjike, ministri i Shlndetrësisë tha se në rast të këtillë në kuptim të njoftimit mund të zyrtarizohet qëndrimi i Komisionit për Sëmundje Infektive i mbështetur me mendim përkatës profesional dhe kjo do të distribuohet deri te çdo institucion në shtet me qëllim të shmangen problemet e këtilla.
Në pajtim me informacionet e sotme, nuk ka raste të reja të fëmijëve të infektuar krahas ter rasteve të cilët tashmë dihen – dy fëmijë janë me anëtarët e familjeve të cilët gjithashtu janë pozitivë, ndërsa një djalosh 15 vjeçar trajtohet në Spitalin Infektiv.
Në mënyrën e caktimit për testime, problemi zgjidhet me koll qendrën për pranim të thirrjeve, ndërsa nga fillimi i javës së ardhshme në funksion do të jenë edhe ekipet mobile të cilët do të punojnë së bashke me Shtëpinë Shëndetësore Shkup. Përndryshe, te caktimi përmes mjekut amë, sistemi lejon edhe algoritën sipas urgjencës.
Ai shtoi se ky sistem do të fillojë të zbatohet së pari në Shkup nga java e ardhshme, ndërsa pastaj edhe në qytetet e tjera.
Ai i inkurajoi të gjithë të cilët kanë informacione për mosrespektim të vetizolimit të urdhëruar ta paraqesin në ISSHSH, MSH.Transmeton TV21, percjell Telegrami