4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomandant Msusi kundër nismës për shuarjen e Sekretariatit: Po shuhet fryma e...

Komandant Msusi kundër nismës për shuarjen e Sekretariatit: Po shuhet fryma e Marrëveshjes së Ohrit

Anëtari i kryesisë qendrore të BDI-së Rafis Aliti, i njohur si komandant Msusi ka dalë kundër nismës së deputetëve të kësaj partie për shuarjen e Sekretariatit të Marrëveshjes së Ohrit dhe themelimit të Ministrisë për sistem politik dhe raporte mes komuniteteve, shkruan Gazeta Lajm.
Aliti, thotë se nisma e këtillë e deputetëve të BDI-së për shuarjen e Sekretariatit është ndërmarrë pa u konsultuar organet partiake. Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar tërësisht në praktikë, andaj nisma për shuarjen e Sekretariatit është e panevojshme dhe nuk është në interes të shqiptarëve.
“Shuarja e Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit është ekzukutim i frymës së Marrëveshjes paqësore që ndërpreu konfliktin e vitit 2001”, tha në një intervistë për Gazetën Lajm, anëtari i kryesisë qendrore të BDI-së, Rafis Aliti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments