3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaSulm me bomba në një tempull fetar në Afganistan

Sulm me bomba në një tempull fetar në Afganistan

Sulmues vetëvrasës të panjohur kanë sulmuar një tempull të grupit Sikë, në kryeqytetin afgan të Kabulit, duke bllokuar qindra njerëz brenda, thanë zyrtarët më 25 mars.

Nuk ka informacione se sa persona morën pjesë në sulm dhe kush ishin ata.

Ende nuk dihet nëse gjatë incidentit ka pasur viktima.

Ligjvënësi, Narender Singh Khalsa, i cili përfaqëson komunitetin e vogël të Afganistanit Sikë, tha se ai kishte informacione se katër njerëz ishin vrarë dhe deri në 200 njerëz janë bllokuar brenda kompleksit, transmeton REL.

Khalsa tha se shumica e pengjeve ishin gra dhe fëmijë që ishin mbledhur për një ritual të lutjes në mëngjes.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Tariq Arian, tha në një prononcim për gazetarët tha se forcat afgane të sigurimit kishin bllokuar zonën.

Një zëdhënës i talibanëve, në një mesazh në rrjetin social Twitter, mohoi përgjegjësinë për sulmin.

Më parë sikët janë shënjestruar nga militantët islamikë në Azinë e Jugut.

Sikët janë një pakicë e vogël fetare në Afganistan që numëron rreth 300 familje.

Në vitin 2018 nga një sulm i grupit militant Shteti Islamik që kishte në shënjestër këtë komunitet, mbetën të vrarë disa persona.

Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar arritën një marrëveshje me talibanët për tërheqjen e trupave ndërkombëtare në Afganistan të drejtuara nga SHBA-ja, por marrëveshja nuk përfshin militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments