Kosova ka nisur të furnizohet me dy ilaçet, të cilat javën e kaluar u aprovuan nga autoritetet amerikane për përdorim në luftimin e virusit covid-19.
Derisa shtetet e zhvillara po përpiqën të zbulojnë medikamentin që shëron sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aprovuar përdorimin e hidroksitit të klorokuinit në kombinim me antibiotikun. Sipas studimeve fillestare, ky kombinim zvogëlon qendrueshmërinë e virusit në trupin e pacientit.
Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje dhënë Gazetës Express thotë se tashmë është siguruar një sasi e këtyre ilaçeve. Një pjesë e tyre është blerë e pjesa tjetër është dhënë si donacion nga një operator, që Ministria nuk ia ka treguar emrin.
“Ministria e Shëndetësisë është në dijeni lidhur me terapinë në fjalë, dhe tashmë ajo ka siguruar një sasi nëpërmjet buxhetit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, kurse një pjesë e vogël është pranuar si donacion nga një operator i brendshëm ekonomik”, thuhet në përgjigjen e MSH’së.
Ministria ka porositur edhe sasi shtesë të dy ilaçeve, të cilat priten të vijnë nesër.
“Sasi tjera do të porositet nesër, të cilat do të mbulohen nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet tutje në përgjigje.
Amerika i dha dritën e gjelbër, pasi një studim i ri gjeti se hidoroksiti i klorokuinit, që është një ilaç i famshëm kundër malarias e që njihet me emrin tregtar “Plaqenuil” , në kombinim me antibiotikun azitromicin do të ishte efektiv në shërimin e sëmudjes së shkaktuar nga virusi Covid-19. Sipas këtij studimi, që akoma është në fazë të hershme, ky kombinim i dy ilaçeve, do të zvogëlonte qendrueshmërinë e virusit te pacientët.
Hulumtuesit e kanë testuar studimin në 30 pacientë të prekur me virusin covid-19, duke e provuar hidroksitin e klorokuinit veçmas, si dhe në kombinim me antibiotikun. Ata i kanë krahasuar rezultatet e këtyre me grupin e pacientëve që nuk kanë marrë fare këto ilace.
Studimi u krye pas raportimeve se ky kombinim ka ndikuar në shërimin më të shpejtë të pacientëve kinezë nga koronavirusi.
Njëzet nga 30 pacientët që e kanë marrë këtë tretman ka rezoltuar se hidroksitit i klorokuinit ka dhënë efekt, mirëpo efekti më i madh ka qenë atëherë kur është kombinuar edhe me antibiotikun. Zeri