Kancelarja gjermane Angela Merkel do të ketë sot një videokonferencë me kryeministrin Albin Kurti.
Në këtë videokonferencë përpos që do të diskutohet për masat për parandalimin e Covid-19 do të diskutohet edhe për situatën politike në Kosovë dhe mocionin e mosbesimit të inicuar nga LDK-ja.
Këtë e ka konfirmuar Besnik Kelmendi nga CDU-ja e Merkelit.
“Përveç masave për të frenuar virusin e koronës, përqendrimi do të jetë në marrëdhëniet bilaterale, çështjet ekonomike, rajonale dhe të politikës së jashtme, si dhe çështjet e politikës europiane”.
“Përveç këtyre temave të sipërmenduar sigurisht do të bisedohet edhe për situatën politike në Kosovë. Ku do të diskutohet edhe për mocionin e qeverisë nga ana e LDK”.