9.8 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / PLUTOKRACIA, MËNYRË E QEVERISJES PËR SHKATËRRIMIN E SIGURT TË...

Abdulla Mehmeti / PLUTOKRACIA, MËNYRË E QEVERISJES PËR SHKATËRRIMIN E SIGURT TË SHTETEVE

Reflekse politike

(Disa politikanë udhëheqës në shtetet e rajonit, të shndërruar në diktatorë të vegjël e pasanikë të mëdhenj, si Gruevski i Maqedonisë me shokë dhe të afërmit e tij, disa liderë shqiptarë me bashkëpunëtorët e tyre, në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe disa shtete të tjera, jo vetëm pasurinë e vjedhur, por as jetën e tyre nuk e kanë në duart e veta, meqë thjeshtë janë marioneta në duart e huaja.)

Plutokracia është formë e qeverisjes nga një grup politikanësh mercenarë, të organizuar në disa parti politike në bashkëpunim mes tyre, të financuara dhe kontrolluara nga llozhat e pasanikëve, megakompanitë dhe rrjetet e fondacioneve të kontrolluara nga shërbimet sekrete të disa shteteve të tjera, për ndryshimin e rrjedhave politike dhe ekonomike globale në disa rajone të caktuara të botës.

Në rastin e shteteve të dala nga ish blloku socialist plutokracia është ngritur në model më të përsosur, ku bartësit e kësaj forme të qeverisjes nuk paraqiten vetëm si zbatues të politikave nga qeveritë që ata drejtojnë, në interes të pasanikëve dhe kompanive të fuqishme, por paraqiten edhe si bashkëpronarë të kapitalit.

Plutokracia është sistem i qeverisjes jodemokratike, ku paraja është baza kryesore e pushtetit. Ky sistem në dekadat e fundit i karakterizon shtetetet në tranzicion, të dala nga ish regjimet komuniste.

Plutokraci është mënyrë e qeverisjes, në të cilin pushteti mbahet nga të pasurit, të cilët në të shumtën e rasteve veprojnë nga prapaskena. Në këtë sistem fuqia e financave është mbizotëruese, ndërsa shoqëritë ku qeveriset në këtë formë karakterizohen me pabarazi të lartë shoqërore dhe sociale.

Është sistem është i ngjashëm me oligarkinë, ndërsa kuptimi i fjalës plutokraci lidhet zakonisht me një grup të njerëzve që kanë pushtet për shkak të pasurisë së tyre.

Kjo formë e qeverisjes përmendet nga koha e lashtë, e cila Kartagjenën e çoi në shkatërrimin e saj të plotë. Më vonë, këtë term gjerësisht e ka përdorur regjimi fashist, sidomos Musolini, për denoncimin e lozhave të fuqishme financiare të herbenjëve.

Në kohën e sotme, nga njohësit e mirë të sistemeve politike, zakonisht përdoret si formë e qeverisjes autokratike në disa vende në tranzicion, në shtetet e dala nga ish regjimet komuniste, ku drejtuesit e pushtetit deklarohen si demokratë, por në fakt, për nga mënyra e qeverisjes janë autokratë tipikë, ndërsa forma i përgjigjet plotësisht plutokracisë.

Plutokracia në rastin tonë nënkupton qeverisjen e të pasurve, oligarkëve të mëdhenj. Një plutokrat është një njeri shumë i pasur dhe i fuqishëm që ndikon, së bashku me pasanikë të tjerë, përmes lidhjeve për interesa grupore të tyre, të cilët ndikojnë në politikën dhe qeverinë e një vendi.

Ky term, është ripërdorur në kohën e fundit edhe nga mediat sociale për ta përshkruar situatën e vërtetë politike në vendin tonë, ku një grusht biznesmenësh të pasur, pronarë të kompanive, fondacioneve dhe mediave, në miqësi të përhershme me politikanët në qeveri, pavarësisht ngjyrës së tyre, janë përfituesit e vërtetë të politikave që zbaton qeveria, të kapitalit me prejardhje të dyshimtë dhe pasurisë marramendëse të fituar në mënyrë jotransparente që posedojnë drejtuesit e qeverisë.

Shqipëria dhe Maqedonia janë rastet më karakteristike ku një kohë të gjatë sundon kjo formë e qeverisjes. Përmes disa kompanime të mëdha, të cilat i financojnë dhe kontrollojnë në masë të madhe edhe mediat kryesore të vendit, plutokratët e këtyre shteteve kanë arritur të përfitojnë, të shpërlajnë dhe vjedhin miliarda dollarë.

Goditja përmes kësaj forme të qeverisjes zakonisht çon në shkatërrimin e plotë dhe të patjetërsueshëm të këtyre shteteve, nëse ndërkohë nuk ndërmerren masa adekuate dhe efikase kundër plutokracisë.

(16 shkurt 2019)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments