Në Podgoricë, Këshilli Kombëtar Bashkërendues për sëmundjet infektive, me pëlqim të Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale, ka marrë vendim për publikimin e emrave të personave të cilët janë urdhëruar të qëndrojnë në vetizolim të detyrueshëm. Sipas një deklarate të Qeverisë malazeze, vendimi është marrë për shkak se është konstatuar se ka raste të shkeljes së masave nga individë të tacaktuar duke vënë në rrezik edhe të tjerët: ‘Le ta dijë çdo qytetar se kush nga fqinjët dhe bashkëqytetarët i vë në rrezik për shkak të mosrespektimit të disiplinës’- kanë deklaruar nga Këshilli Kombëtar Koordinues në Podgoricë. Vendimi, sipas mediave malazeze, ka hasur në reagime të ndryshme: nga ata që e mbështesin e deri tek ata se cënohet privatësia.Në Mal të Zi deri tani janë regjistruar 16 raste të infektimit nga koronavirusi .klanmakedonia