3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZaevi mohon që me ndryshimet të ketë shpëtuar Ali Ahmetin

Zaevi mohon që me ndryshimet të ketë shpëtuar Ali Ahmetin

Kryeministri Zoran Zaev mohon se ligji i ri mbi Prokurorinë Publike, i cili përfshin PSP-në, do të shpëtojë kreun e BDI-së Ali Ahmeti nga përgjegjësia penale. Zgjidhja ligjore që e vazhdon mandatin e Katica Janevës, nuk lejon përdorimin e bisedave të përgjuara si dëshmi në sallën e gjyqit. Rasti “Regjistrimi” në të cilin dyshohet Ahmeti, është hapur nga bisedat e përgjuara që i mori Janeva nga Zaevi.

Dëshmitë ekzistojnë dhe absolutisht në asnjë moment nuk është shqyrtuar mundësia që dikush të shpëtojë, dikush të njolloset ose çfarëdo tjetër. U krijua një ligj cilësor me ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë që e punonin dhe besoj se në esencë në këtë ligj do të sigurojmë konsensus ashtu si edhe në vitin 2015 kur u miratua ligji për PSP-në, ashtu edhe këtë herë ia vlen të bëjnë përpjekje që të gjithë të qëndrojmë prapa tij”. – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Nëse ligji votohet, krahas Ahmetit, nga “bombat” si dëshmi do të shpëtojnë edhe zëvendëskryeministri aktual i Eurointegrimeve Bujar Osmani, deputeti Antonio Milloshoski, ish-ministri i Financave Zoran Stavreski, ish-ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, si dhe ish-deputetja Sillvana Boneva. Të gjithë këta janë të dyshuar në hetime që PSP-ja i filloi pas skadimit të afatit prej 18 muajve prej formimit.

Avokati Aleksandar Tumanovski vlerëson se me këtë PSP nuk do të dobësohet dukshëm pasi edhe deri më tani bisedat e përgjuara nuk ishin prova e vetme në procedurë. Tumanovski mbështet tezën se politika prapëseprapë vendosi për fatin e “bombave”, duke pasur parasysh që edhe PSP u formua me vendim politik. Ligji duhet të votohet me shumicë prej dy të tretave, për çka mund të funksionojë pazarllëku me grupin e pavarur të VMRO DPMNE-së për të cilin Specialja zhvillon raste.

Bëhet fjalë për politikanët e njëjtë, është një situatë që s’mund të shmanget pasi prej tyre varet nëse e njëjta do të ekzistojë, në çfarë forme dhe çfarë mënyre do të veprojë. Duhet të sigurohet shumicë prej dy të tretave ndërsa të gjithë e dimë se pushteti momentalisht  nuk e ka këtë shumicë dhe varet nga vet opozita, ndaj të cilëve e dimë që PSP ka procedura”.  –theksoi Aleksandra Tumanovski- avokat.

Por “bombat” nuk shkojnë të gjitha në histori. Ato edhe më tej do shfrytëzohen si prova në rastet ku aktakuzat PSP i ka ngritur para qershorit 2017. Me ligjin e ri planifikohet PSP të bashkohet me Prokurorinë e rregullt, ndërsa shefi i Janevës tani do jetë prokurori shtetëror Lubomir Jovevski.

TITANIK

TRANSPORTER

TORTURA

TRAJEKTORJA

TARIFA

TOPLIK

FORTESA-TARGET

THESARI

TANKU

TOTAL

 Alsat

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments