Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë, sot ka lajmëruar se kanë rezultuar pozitiv me koronavirus edhe nëntë qytetarë tjerë, duke e çuar numrin total në 85
Këto janë rezultatet e testimeve deri në ora 12:00, ndërsa në ora 15 pritet konferencë për shtyp e ministrit Filipçe.
Personat që rezultuan sot pozitiv në korona-test, janë të afërm ose njerëz që kanë pasur kontakte me personat tashmë të infektuar.
Gjendja e pacientëve raportohet të jetë stabile, me përjashtim të pacientes nga Dibra e cila është vendosur në frymëmarrje artificiale