-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQeveria së shpejti miraton ligjin për regjistrimin e popullsisë

Qeveria së shpejti miraton ligjin për regjistrimin e popullsisë

Brenda javës së ardhshme Qeveria do të miratojë ligjin për regjistrimin e popullsisë, proces i cili duhet të realizohet në vitin 2020. Më vonë procedura duhet të kalojë në Kuvend që të munden institucionet të fillojnë përgatitjen. Nga Enti Shtetëror i Statistikës disa herë kanë potencuar se ligji do të duhej të miratohej më së voni në janar të këtij viti që të mundet në kohë të zbatohen procedurat. Regjistrimi i fundit i popullsisë në vend daton që nga viti 2002.
Ligji për regjistrimin është në Qeveri. Për momentin vazhdon harmonizimi dhe përshtatja mes partnerëve të koalicionit në Qeveri dhe në trupat e Qeverisë. Me siguri në seancën e ardhshme qeveritare do të jetë në rend dite dhe do të dorëzohet edhe në Kuvend. – theksoi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments