Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se nëse Kuvendi nuk mblidhet, kryetari i Kuvendit do ta dërgojë propozimin qeveritar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme deri te ai, pas çka ai do t’i drejtohet publikut.
“Për momentin kam informacion se propozimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme po përgatitet dhe duhet të dorëzohet deri në Kuvend. Nëse Kuvendi nuk mblidhet, kryetari i Kuvendit do ta dërgojë propozimin te unë pas çka do t’i drejtohem publikut”, shkroi në Fejsbuk presidenti Pendarovski.